Si të bëni akullore të shijshme me ananas brenda 5 minutave
Çfarë do ishte më e mira për këtë kohë? Një lëng frutash me ananas apo një akullore? Si thoni për të dyja?
Kjo receta më poshtë do ju tregojë si të përgatisni brenda një kohë të shkurtër një akullore të shijshme me ananas. Për më tepër ju nevojiten vetëm dy përbërës.
Përbërësit:
1 ananas ( i qëruar, i prerë në kubikë dhe i ngrirë)
1 gotë qumësht kokosi
Udhëzime:
Në një blender do të shtoni ananasin dhe qumështin.
I përzieni mirë për disa minuta.
Nëse ju pëlqen në gjendje të butë akullorja është gati për tu shijuar, në të kundërt do e lini për pak kohë në ngrirje derisa të fortësohet plotësisht. Nëse ju pëlqeu receta ndajeni edhe me miqtë tuaj!/neps.al
Me fillimin e shkollës rikthehet edhe një nga dilemat e përditshme të prindërve: çfarë t’u vendosim fëmijëve në çantë për të ngrënë? Ideja nuk është të përgatisim çdo mëngjes një menu perfekte apo ushqime që kërkojnë shumë kohë. Lunch...
Vera ka atë zakonin e bukur të na largojë pak nga kuzhina. Mes pushimeve, plazhit, darkave jashtë dhe vapës që na bën të mendohemi dy herë para se të ndezim furrën, gatimi në shtëpi kalon disi në plan të...
Kjo rizoto kërkon pak durim gjatë gatimit, por rezultati ia vlen. Del kremoze, plot shije dhe shumë e bukur në servirje, falë kombinimit të domateve, burratës dhe borzilokut të freskët. Proshuta krokante është opsionale, ndaj mund ta përgatisni fare...
Lini një koment