Këto minerale që i merrni nga suplementet i gjeni dhe tek farat e kungullit
Nëse mendoni se farat e kungullit janë një mjet për të shtyrë kohën dhe nuk kanë vlera, e keni gabim. Ato janë plot minerale, antioksidantë e vitamin. Një porcion prej 28 gramë farash kungulli përmban 150 kalori, 15 gr yndyra të shëndetshme, shumë pak karbohidrate dhe 8-10 gr proteina. Ato janë gjithashtu shumë mbrojtëse të mira nga shumë sëmundje. Për më shumë, lexoni më poshtë
Janë të pasura në magnez dhe minerale të tjera
Farat e kungullit janë një burim i mirë magnezi, mangani, hekuri, zinku dhe koperi. Magnezi ndihmon në përmirësimin gjendjes së humorit dhe gjumit ndërsa mangani luan një rol në prodhimin e kolagjenit si dhe promovon shëndet të mirë të kockave dhe lëkurës. Hekuri dhe bakri marrin pjesë në prodhimin e energjive, kurse hekuri ndihmon në transportin e oksigjenit në qeliza. Zinku forcon imunitetin, mbron lëkurën dhe shikimin. Një porcion farash kungulli siguron 14-42% të dozës ditore të këtyre nutrientëve.
Të pasura në antioksidantë
Përveç mineraleve, këto fara janë gjithashtu të pasura me antioksidantë që mbrojnë qelizat si karotenoidet dhe vitamin E. Përveçse reduktojnë inflamacionin, antioksidantët ndihmojnë kundra plakjes së parakohshme dhe sëmundjeve kronike.
Yndyra të shëndetshme
Janë një burim i mirë acidesh yndyrore omega 3, të quajtura acid alpha-linoleic ose ALA. Mvronë zemrën, reduktojnë riskun e bllokimit të arterieve dhe janë inflamacion.
Kontrollojnë sheqerin në gjak
Sipas studimeve, farat e kungullit ndihmojnë kundra diabetit të tipit 2 ose reduktojnë komplikacionet e tij në disa mënyra si p.sh përmirësojnë insulinën në gjak dhe mbrojnë organet nga pasojat e diabetit.
Përmirësojnë cilësinë e spermës
Sipas studimeve, vajrat që gjenden tek fart e kungullit ndihmojnë në shëndetin e prostatës kure përmbajtja e tyre e zinkut, ndihmon fertilitetin tek meshkujt, pasi nivelet e ulëta të zinkut lidhen me cilësinë e reduktuar të spermës.
Si të konsumoni më shumë fara kungulli
Tek sallatat, perimet e pjekura, supat, bukët e bëra vetë dhe ëmbëlsirat. Gjithashtu smoothi-et janë një mënyrë e mirë për të shtuar fara kungulli.
Kurë natyrale për pastrimin e enëve të gjakut me limon, hudhër dhe ujë. Kjo përgatitje ka për qëllim të ndihmojë në përmirësimin e qarkullimit të gjakut dhe shëndetit të përgjithshëm kardiovaskular. Përgatitja: 1. Kombinoni 4 limona (me gjithë lëkurë,...
A ndiheni shpesh të lodhur gjatë ditës? Për t’u ndier energjikë dhe produktivë, nuk keni nevojë për kafe ose pije energjike. Duke bërë disa ndryshime të vogla në rutinën tuaj të përditshme, mund të rrisni energjinë natyralisht dhe të...
Duke jetuar në një botë plot me ushqime të shpejta dhe tundime të përditshme, ndonjëherë të ushqyerit shëndetshëm mund të duket e vështirë. Megjithatë, me disa ndryshime të vogla në rutinën tuaj, mund të përmirësoni ushqyerjen pa sakrifikuar shijen...
Lini një koment