Për ju që merreni me palestër: Pse po flitet kaq shumë për ujin e kaktusit?
Deri para pak kohësh dëgjonim shumë të flitej për ujin e kokosit, por tani vendin e tij dhe raftet nëpër dyqane duket se po i zë uji i kaktusit.
Çfarë është uji i kaktusit?
Uji i kaktusit del nga fruti i kaktusit, kështu që është i lehtë dhe me pak ingredientë. Është i ulët në kalori (18 kalori për një kupë) dhe përmban 4 gramë karbohidrate, nuk përmban sheqere të shtuara si dhe është i pasur me 159 gr kalium sipas Dana Angelo White, instruktore atletike dhe autore ‘Healthy Instant Pot Cookbook’.
A është i shëndetshëm?
Sipas ekspertes, nuk janë studiuar mjaftueshëm vlerat nutricionale të tij, por është e sigurt që ndihmon në hidratimin e trupit tonë dhe përmbajtja e lartë e kaliumit ndihmon në zëvendësimin e elektroliteve të humbura nga stërvitja.
Në një paketim të tillë me ujë kaktusi gjenden:
10 kalori
0 gr yndyra
15 mg sodium
6 mg kalium
3 gr karbohidrate
0 gr fibra
2 gr sheqeri
0 gr proteina
Uji i kaktusit është gjithashtu miqësor me dietën Keto sepse nuk përmban sheqerna të shtuara. Kështu që pini sa më shumë ujë kaktusi, por kujdes me zgjedhjet. Sigurohuni të blini ujë të vërtetë kaktusi pasi shumë marka mund të abuzojnë./neps.al
Kurë natyrale për pastrimin e enëve të gjakut me limon, hudhër dhe ujë. Kjo përgatitje ka për qëllim të ndihmojë në përmirësimin e qarkullimit të gjakut dhe shëndetit të përgjithshëm kardiovaskular. Përgatitja: 1. Kombinoni 4 limona (me gjithë lëkurë,...
A ndiheni shpesh të lodhur gjatë ditës? Për t’u ndier energjikë dhe produktivë, nuk keni nevojë për kafe ose pije energjike. Duke bërë disa ndryshime të vogla në rutinën tuaj të përditshme, mund të rrisni energjinë natyralisht dhe të...
Duke jetuar në një botë plot me ushqime të shpejta dhe tundime të përditshme, ndonjëherë të ushqyerit shëndetshëm mund të duket e vështirë. Megjithatë, me disa ndryshime të vogla në rutinën tuaj, mund të përmirësoni ushqyerjen pa sakrifikuar shijen...
Lini një koment