Nga Kina në Itali: Kuzhinat më të famshme botërore zbarkojnë në Tiranë dhe mund t’i kemi në pëllëmbë të dorës

E vërteta është se në Shqipëri të gjesh gjithçka në një vend të vetëm, është e pamundur. Ja për shembull, kërkon të marrësh një raport mjekësor? Do rëndësh pas 3 qendrave shëndetësore të ndryshme, ku edhe distanca nga njëra-tjetra është e konsiderueshme. Po fakultetet? Përse të mos ishin të gjitha brenda një kampusi universitar?  Do të bësh pasaportën? Epo si filim do shkosh tek posta për të blerë kuponin, pastaj tek “Drejtoria e Policisë” e në fund tek gjendja civile.

Ama i lëmë mënjanë ato më lartë, sepse kur vjen puna për të ngrënë më duhet të falenderoj pa masë internetin. Përse?  Përgjigjia është: Snapfood!

Përmes një morie alternativash, duke filluar nga lëngjet e freskëta me lloj-lloj frutash e perimesh, supërat e famshme kineze, sallatat, antipastat, ëmbëlsirat, rizotot, pastat italiane të vërteta apo mishin e gatuar në mënyrën më të mirë, ti i jep zgjidhje dilemës së çfarë të hash këtë mëngjes, drekë apo darkë.

Duke shkarkuar lehtësisht aplikacionin Snapfood, brenda disa minutave ti mund të kompletosh një menu ku brenda gërshetohet shija e mirë, vlerat ushqyese dhe më e rëndësishmja: çmimi ekonomik!

Kuzhinat? Nga e gjithë bota.

Arabic Restorant

Image may contain: people sitting, table and indoor

Kuzhina arabe është më së shumti një kombinim i ushqimit mesdhetar, Lindjes së Mesme dhe atij Indian. Erëzat zënë një vend kryesor në kuzhinë duke qenë se ushqimi arab konsiderohet edhe si një lloj ilaçi në vetvete. Së fundmi edhe ju mund të shijoni disa nga pjatat më të famshme në Arabi si për shembull mutabbal panxhari e shumë të tjera, me një klik falë Snapfood.
Porosit këtu 

 

Amici Miei

No photo description available.

Kush nuk e dëgjoi dhe shijoi njëherë kuzhinën italiane? Është absolutisht një ndër më të preferuarat në vendin tonë dhe kjo është arsyeja kryesore pse restorantet italiane nuk mund të mungonin në SnapFood. Sallatat, ëmbëlsirat, antipastat e tokës, supat, mishi dhe peshku janë pjesë e menusë së larmishme.
Porosit këtu 

 

Sakura sushi bar 

Kina është një vend ku çdo pjatë bën së bashku historinë, artin, natyrën, madje edhe ushqimin. Duhet ta pranojmë së është një ndër më të pazakontat në botë. Sakura vjen në Tiranë si një ambasador i kësaj kuzhine, ku ndër të tjerash do ju duhet të mësoni edhe përdorimin e shkopinjve.
Porosit këtu 

 

 Ali baba hallall

Related image

Koncepti thelbësor në kuzhinën arabe është mikpritja. I tillë është edhe “Ali baba hallall”. Hallall do të thotë “ e lejuar” që nënkupton se nuk konsumohet mish derri apo alkool. Për doner, hamburger, pite arabe, apo bukë me qofte tani e dini se kujt duhet t’i drejtoheni.
Porosit këtu 

 

I gjithë ky proçes nuk i rëndon aspak xhepat tuaj. Së pari sepse shkarkimi i SnapFood është tërësisht falas! Madje, as celularin tënd nuk do e ngarkojë në memorie sepse ky aplikacion që shkarkohet në iOS dhe Android, nuk zë shumë hapësirë (nëse e kishe merak këtë pjesë).

Por jo vetëm kaq. Kuriozitete të papara rreth ushqimeve, shijet e reja apo pjatat Vip, madje dhe përditësimi me restorantet më të reja që zgjedhin të bashkëpunojnë me SnapFood, do të jenë paketë e këtij aplikacioni të suksesshëm.

Shijo ofertat e ndryshme të pjatave tradicionale apo moderne, kineze, arabe, apo italiane, brenda një aplikacioni të vetëm, që nëse nuk e ke shkarkuar ende po e dënon vetën me stresin e telefonatave të lodhshme drejtpërdrejtë me restorantet.

U pendove për porosinë që bëre? Anuloje. Nuk ke shumë kohë?  Zgjidh me një klik. Ndodhesh në qendër apo periferi? Motorristi vjen aty ku je ti. Porositja e ushqimit në këtë mënyrë nuk ka të bëjë aspak me ndonjë proces të komplikuar.

Po, po. Tanimë e gjithë bota zgjedh ta porosisë ushqimin online, prandaj pjesë e këtij trendi mund të bëhesh edhe ti.

Si ta shkarkosh Snapfood?

Në varësi të telefonit që keni, mjafton të shkosh në App Store apo Play Store dhe të shkruash Snapfood. Sapo ta hapësh, mjafton të vendosësh të dhënat që kërkohen dhe të nisësh eksplorimin nëpër “oqeanin” e restoranteve që ndodhen aty së bashku me menutë përkatëse. Zgjedhja e teknologjisë për të porositur ushqim, nuk ka të bëjë me aftësinë për të porositur në internet, por edhe me aftësinë për të gjetur restorantet e duhura. Për këtë kujdesemi ne!

Në përfundim, në Snapfood do gjesh gjithçka që të nevojitet në një aplikacion të vetëm. Tërësisht falas! Kuzhinat më të mira në vend janë aty për ty. Nuk është më nevoja të kontrolloni nëpër ato fletëpalosjet e pluhurosura, sepse pjatat dhe çmimet përkatëse  janë të përcaktuara  me detaje.

Porosite ujë me gaz, por të erdhi pa gaz? Porosia nga Snapfood do të jetë e qartë dhe pa keqkuptime. Shanset që të vijë në adresën e gabuar janë 0.

Shpejtësia dhe thjeshtësia në këtë aplikacion janë kombinimi i fitores. Prandaj thjeshtësoja jetën vetes. Shkarko Snapfood!

Neps.al 

Lini një koment