E pamundur t’i rezistosh shijes magjepsëse të harapashit

Harapash

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 10 minuta Koha e gatimit: 20 minuta

Harapash, kjo pjatë tipike nga qyteti i Vlorës. Neps ju sjell më poshtë recetën e përgatitjes së saj, hap pas hapi....

Ingredientët

  • 3 filxhanë çaji me miell misri
  • 2 lugë gjelle gjalpë ose vaj ulliri
  • 6 lugë gjelle djathë i thërrmuar
  • 5 filxhanë çaji ujë
  • 1 filxhan çaji shëllirë

Udhëzimet

1

Në një tenxhere ziejmë ujin me kripë ose me shëllirë djathi.

2

Hedhim gjalpin ose vajin e ullirit bashkë me miellin e misrit të situr.

3

Trazojini shpejt me një lugë druri pa ndaluar në mënyrë që të mos krijohen kokrriza.

4

E përzieni derisa masa e përftuar të shkëputet lehtë nga anët e tenxheres.

5

Më pas, e hedhim në tepsi të spërkatur me pak gjalpë ose vaj ulliri dhe e presim sipas dëshirës. Mund t'i shtoni djathë të bardhë të thërrmuar ose kaçkavall.

Lini një koment