Sallatë aziatike me mollë

Sallatë aziatike me mollë

Persona: 3
Koha e përgatitjes: 5 minuta Koha e gatimit: 10 minuta

Ingredientët

  • 1 lugë gjelle uthull
  • 1 lugë gjelle lëng lime
  • 2-3 mollë
  • kripë, sheqer
  • 1 qepë e njomë e prerë imët
  • pak nenexhik të freskët

Udhëzimet

1

Qëroni mollët dhe i prisni në kubikë.

2

Në një enë përgatisni salcën me uthullën, limen, kripë, sheqerin, qepën e njomë.

3

E përzieni mirë dhe ia shtoni mollëve.

4

Në fund i shtoni sipër nenexhikun. Sallata është gati!

Lini një koment