Bëhuni gati për pak shije meksikane, sepse do të gatuajmë fajitas

Fajitas meksikane

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 20 minuta Koha e gatimit: 20 minuta

Receta e përgatitjes se fajitave meksikane,kësaj rradhe është marrë nga blogu i gatimit të shef Renato Mekollit. Shijojini!

Ingredientët

  • 100 gr misër i zier
  • 2 gjoks pule
  • 6 tortilla
  • 1 qepë e kuqe
  • 1 spec i kuq
  • 1 spec i verdhë
  • 1 spec jeshil
  • 1 qepë e njomë
  • 1 tufë majdanoz
  • 1 lëng lime ose limoni
  • 1 litër ujë
  • 1 tufë asparagus të pastruar
  • Vaj ulliri
  • Kripë, Piper
  • Piper të kuq të ëmbël

Udhëzimet

1

Ngrohim furrën në temperaturën 200 gradë.

2

Marrim një tigan dhe e vendosim në zjarr me pak vaj ulliri. Vendosim për të skuqur filetot e pulës, specat, majdanozin, qepën, asparagusin, misrin, dhe shtojmë kripë e piper.

3

I skuqim në temperaturë të lartë për 2 minuta dhe më pas i vendosim në një tavë.

4

E fusim tavën në furrë dhe e lëmë të piqet për 15 minuta.

5

E heqim tavën dhe e shërbejmë me tortilla. Mund t'i shoqërojmë me oriz, pak soya dhe salcë Sweet Chili.

Lini një koment