Në ditët e sotme është bërë gjithnjë e më shumë e vështirë për të dalluar ushqimet e freskëta dhe që i’a vlen vërtet t’i blini.
Një prej tyre është edhe rasti i karkalecave. Ato kanë një çmim relativisht të lartë për kilogramë, prandaj është e rëndësishme të dini se çfarë po blini realisht.
Si t’i dalloni karkalecat e freskët?
Nëse dëshironi të blini karkaleca të freskët, zgjidhni ato që i kanë kokat. Karkalecat zakonisht ngrihen dhe transportohen pa koka sepse kokat e karkalecave përmbajnë shumë yndyrna të cilat mund të prishin cilësinë e karkalecave kur ruhen për një kohë të gjatë.
Karakteristika të tjera të karkalecit të mirë, përfshijnë erën e freskët të tij, sytë dhe këmbët e forta./neps.al
Lini një koment