Kek me mollë dhe arra. Më i shijshmi që keni provuar ndonjëherë!

Kek me mollë dhe arra

Persona: 5
Koha e përgatitjes: 20 minuta Koha e gatimit: 35 minuta

Ingredientët

  • 3 mollë
  • 1 gotë sheqer
  • 3 vezë
  • ½ gotë vaj
  • 2 e ½ gotë miell
  • 1 majë luge pluhur pjekës
  • Sheqer vanilje
  • 150-200 gr arra
  • 1 lugë gjelle gjalp

Udhëzimet

1

Pasi keni larë dhe qëruar mollët, i grini ato imët në rende.

2

I vendosni në një tas dhe shtoni në të sheqerin, vezët dhe vajin,.

3

Përziejmë në një tas tjetër miellin, pluhur pjekës, kanellën dhe i trazojmë mirë. Më pas përzieni mirë e mirë dy masat. Shtoni edhe arrat.

4

Lyejmë një tepsi me gjalp dhe shtojmë në të brumin e përgatitur. E vendosim në furrë në temperaturën 180ºC për 30-35 minuta. Ju bëftë mirë!

Lini një koment