Vetëm 15 minuta për të shijuar këtë tavë me oriz e kërpudha

Tavë me kërpudha dhe oriz

Koha e përgatitjes: 20 minuta Koha e gatimit: 15 minuta

Ingredientët

  • 500 gram oriz
  • 2 vezë
  • 250 gram djathë të bardhë (të fortë)
  • 500 gram kërpudha
  • 2 qepë
  • Kripë, piper

Udhëzimet

1

Zieni orizin në ujë me kripë.

2

Pastroni kërpudhat, qëroni qepët dhe i prisni ato në copa të vogla. Në një tigan me vaj ulliri i skuqni të dyja.

3

Ndërkohë pasi orizi të ketë zierë, shtoni në tenxhere gjysmën e djathi të grirë dhe trazojeni (orizi duhet të jetë pak i ujshëm).

4

Merrni një tavë dhe e lyeni me pak gjalpë. Vendosni një shtresë oriz. Sipër vendosni një shtresë më kërpudha dhe qepët. Përsëriteni këtë dy herë.

5

Në fund shtoni sipër, djathin e mbetur të grirë dhe disa kërpudha.

6

E fusni në furrë për 15 minuta në temperaturë 180 gradë. Ndajeni recetën edhe me miqtë tuaj!

Lini një koment