Fileto pule me perime të pjekura
Patatet, karrotat dhe specat i presim në copa të mëdha. I vendosim perimet në një tavë për pjekje dhe i spërkasim me vaj ulliri, kripë, piper, dhe rozmarinë të freskët. I përziejmë mirë dhe i pjekim në furrë të...
Ju ka marrë malli për një kimë me vezë? Nëse po , njihuni më poshtë me recetën e përgatitjes së saj sipas teknikës së Zonjës Vjollca. Ajo gatuan çdo ditë në emisionin "Rreze Dielli", që transmetohet në Report Tv.
Vendosim një tigan të thellë me 4 lugë gjelle vaj ulliri. Sapo vaji të nxehet shtojmë qepën të prerë në fije të holla. E kaurdisim qepën deri sa ajo të tretet mirë. Shtojmë në të karrotën e grirë në rende, selinonë e prerë hollë dhe i kaurdisim së bashku.
Shtojmë mishin e grirë dhe i kaurdisim së bashku deri sa mishi të ndryshojë ngjyrë dhe të thërrmohet.
Shtojmë domatet e qëruara dhe të prera në kubikë. E lëmë të ziejë për 5 minuta, shtojmë piper të kuq, pak ujë e piper të zi.
I vendosim kapakun dhe e lëmë të ziejë për 5 minuta të tjera. Kur uji të ketë shteruar shtojmë vezët dhe mund të transferojmë kimën në furrë ose i vendosim kapakun dhe e lëmë deri sa veza të mpikset.
E servirim duke e spërkatur me pak vaj ulliri dhe majdanoz. Shijojeni!
Patatet, karrotat dhe specat i presim në copa të mëdha. I vendosim perimet në një tavë për pjekje dhe i spërkasim me vaj ulliri, kripë, piper, dhe rozmarinë të freskët. I përziejmë mirë dhe i pjekim në furrë të...
Ziejmë spagetit në ujë të kripur derisa të jenë al dente. Ndërkohë, skuqim pancettën dhe hudhrën në një tigan me pak vaj ulliri derisa të jenë krokante. Hudhrën e heqim. Në një tas të veçantë, rrahim vezët dhe i...
Së pari, skuqim biftekët në vaj ulliri dhe gjalpë në zjarr të lartë për 3-4 minuta nga secila anë, derisa të marrin ngjyrë të artë. I vendosim mënjanë për të pushuar. Në të njëjtin tigan, shtojmë konjakun dhe e...
© 2024 Neps | Një Markë e GlobalEcho Media Group
Lini një koment