Receta e përgatitjes së flisë, gatimit tipik shqiptar

Receta tradicionale e Flisë

Persona: 5
Koha e përgatitjes: 30 minuta Koha e gatimit: 1 orë

Ingredientët

  • 1/2 kg gjalpë
  • ujë (të vakët)
  • 2 kg miell
  • 10 kokrra vezë
  • 1/2 kg qumësht
  • 1/2 kg vaj ulliri
  • pak kripë

Udhëzimet

1

Në një enë të madhe shtoni miellin, ujin dhe pak kripë. I trazoni mirë.

2

Në një enë tjetër, bashkoni vezët, vajin dhe qumështin. Punojii mirë me njëra-tjetrën.

3

Ndizni zjarrin duke e rrethuar më gurë. Vendoseni saçin të ngrohet.

4

Lyejeni tepsinë me pak vaj (një lugë gjelle) dhe përhapeni mirë atë. Hidheni qullin dhe shpërndajeni me lugë. Vendoseni saçin sipër saj deri sa të piqet.

5

Hiqeni saçin dhe vendoseni sërish në zjarr. Lyejeni shtresën e flisë me lëngun e vezëve dhe qumështit dhe mbulojeni sërish me saç.

6

Këto hapa do të ndiqen deri sa tepsia të mbushet me shtresat e flisë. Mos harroni të mbani mend rradhën: Pra një herë shtresa me qull dhe më pas lyerja me lëngun e vezëve.

7

Kur tepsia të jetë e mbushur, vendoseni mbi prush për 5 minuta dhe mbulojeni me saç.

8

Nxehtësia që e rrethon tepsinë nga lart dhe poshtë do i japë flisë fryrjen përfundimtare. Më pas mund ta prisni me feta dhe ta lyeni me gjalpin e nxehtë.

9

Prisni pas sa të ftohet dhe pas kësaj mund të shijoni flinë!

Lini një koment