Supë misri me karkaleca dhe proshutë

Ingredientët

  • 250 gr karkaleca deti të zier
  • 870 ml lëng pule
  • 50 gr proshutë e tymosur e prerë në copa të vogla
  • 1 kuti me misër kokërr
  • 1 lugë çaji xhenxhefill
  • 1 lugë gjelle konjak
  • Kripë

Udhëzimet

1

Merrni një tas dhe përzjeni konjakun, xhenxhefillin dhe karkalecat e zierë më parë së bashku.

2

Lëngun e pulës ngroheni deri sa të valojë.

3

Misrat i kulloni nëse kanë lëng dhe ja shtoni përzierjes.

4

Lëri të valojnë për 2 minuta duke shtuar kripë sipas dëshirës dhe duke i përzierë me luge druri herë pas here.

5

Hidhni sipër proshutën e tymosur dhe shërbejeni menjëherë.

Lini një koment