Në tryezën e Dua Lipës: Si të gatuash ushqimin e preferuar të këngëtares
Ushqimi është një dashuri më vete, pa të cilën e kemi të pamundur të jetojmë! Persona të ndryshëm kanë shije të ndryshme dhe sigurisht shije tradicionale që nuk mungon kurrë në tryezat e familjes.
Kështu edhe këngëtarja me origjinë shqiptare Dua Lipa, pavarësisht se e rritur në Londër dhe e mësuar më ushqimet tradicionale londineze, nuk mund t’i rezistojë ushqimit të preferuar të shqiptarëve. Pitet e mbushura duket se janë një nga ushqimet e preferuara të këngëtares, e cila në një intervistë ka treguar se pëlqen shumë pitet e mbushura.
Recetën që të gatuani pite si Dua, e keni këtu:
Ingredientët
1 pite
2 lugë gjelle krem djathi
3 domate qershi
Djathë i grirë
Proshutë pule
3 gjethe sallatë jeshile
Piper i kuq
Udhëzimet
1
Në fillim merrni piten dhe lyejeni të gjithën me krem djathi.
2
Vendosni domatet qershi të ndara përgjysmë, piperin, djathin e grirë, proshutën e pulës, fletat e sallatës të lara mirë dhe rrotullojeni piten me kujdes.
3
Ndajeni përgjysmë dhe vendoseni në një tavë.
4
Futeni në furrë për 10 minuta në temperaturë 180 gradë.
5
Merrni një pjatë dhe vendosni pak sallatë të prerë imët, 2 domate qershi përgjysmë dhe pak piper të kuq.
6
I vendosni sipër piten e ndarë në disa pjesë të vogla.
1️⃣ Ziej patatet, qëroji dhe shtypi derisa të bëhen pure. 2️⃣ Shto djathin, vezën, bukën e grirë, kripën dhe piperin. Përziej derisa të formohet një masë homogjene. 3️⃣ Merr nga masa dhe formo kroketat në formë cilindrike ose ovale....
Përgatitja 1️⃣ Skuqja e mishit • Në një tigan, skuqni copat e mishit me pak vaj derisa të marrin ngjyrë të artë. Vendosini në tavë. 2️⃣ Përgatitja e salcës me qumësht • Në një tas, rrihni vezët me miellin...
1️⃣ Në një tenxhere, ngrohni vajin dhe skuqni qepën dhe hudhrën për 2-3 minuta. 2️⃣ Shtoni karrotat, patatet dhe salcën e domates. Përziejini dhe lërini të marrin aromë. 3️⃣ Shtoni thjerrëzat, kripën, piperin dhe qimnonin. Hidhni ujin ose lëngun...
Lini një koment