Biskota të buta me tërshërë

Persona: 24
Koha e përgatitjes: 15 minuta Koha e gatimit: 10 minuta

Ingredientët

  • 1 gotë gjalpë
  • 1 gotë sheqer i bardhë
  • 1 gotë sheqer kaf
  • 2 vezë
  • 1 lugë çaji ekstrakt vanilje
  • 2 gota miell
  • 1 lugë çaji sodë buke
  • 1 lugë çaji kripë
  • 1 lugë e gjysmë çaji kanellë
  • 3 gota tërshërë

Udhëzimet

1

Në një tas mesatar, përzieni bashkë gjalpin, sheqerin e bardhë dhe atë kaf. Hidhni vezët duke i rrahur një nga një dhe pastaj shtoni vaniljen. Në një enë tjetër, përzieni bashkë miellin, sodën, kripën dhe kanellën dhe shtojeni përzierjen në tasin e parë. Trazojeni mirë derisa të shndërrohet në një masë shtoni tërshërën. Mbulojeni brumin dhe lëreni të vijë për 1 orë.

2

Ngroheni furrën në 190 gradë. Në një tavë të madhe, shtroni letër kuzhine dhe me një furçë, lyejeni me pakëz gjalpë të shkrirë. Me duar, shkëpusni copëza të vogla brumi dhe jepini formën dhe madhësinë e një arre. Vendoseni secilën në tavë me nga 5 cm largësi dhe shtypeni secilën biskotë me një pirun të madh të zhytur paraprakisht në sheqer.

3

Piqini biskotat për 8-10 minuta dhe më pas, lërini të ftohen fillimisht në tavën ku janë pjekur për 5 minuta. Pastaj, vendosini në një sipërfaqe të sheshtë që të ftohen tërësisht dhe shërbejini.

Lini një koment