Kërpudha me spinaq dhe quinoa

Ingredientët

  • 1 gotë kuinoa
  • 2 gota ujë
  • Vaj ulliri
  • 1 qepë e njomë
  • 6 kërpudha
  • Kripë
  • piper
  • Spinaq
  • 1 lugë kafe spec i kuq
  • 1 lugë kafe hudhër

Udhëzimet

1

Në një tenxhere me ujë vendosni për të zierë quinoan.

2

Shtoni edhe një lugë vaj ulliri.

3

Ndërkohë një tigan vendosni për të skuqur qepën e njomë, se bashku me kërpudhat.

4

I rregulloni me kripë e piper dhe i lini disa minuta. Nga fundi i shtoni spinaqin.

5

Në një enë të vogël shtoni dy lugë gjelle vaj ulliri, pak spec të kuq, hudhrën, pak rigon dhe i përzieni mirë.

6

Bashkoni quinoan së bashku me kërpudhat dhe spinaqin dhe sipër i shtoni edhe salcën që sapo përgatitët.

7

E trazoni mirë dhe në fund e shërbeni duke e shoqëruar me një vezë dhe djathë kaçkavall.

Lini një koment