Kungull i mbushur me oriz kaf, mollë dhe finok

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 15 minuta

Ingredientët

  • 1 kungull mesatar i rrumbullakët
  • 4 lugë gjelle vaj ulliri
  • 100 gr oriz kaf
  • 1 finok
  • 1 mollë e kuqe
  • Lëngu dhe lëkura e grirë e 1 limoni
  • 1 lugë gjelle fara finoku
  • ½ luge çaji fara speci djegës
  • 2 thelpinj hudhër të grirë
  • 30 gr arra amerikane të grira (pecans)
  • 1 tufë majdanoz i grirë
  • 3 lugë gjelle tahini
  • 3 lugë gjelle kokrra shege për dekor

Udhëzimet

1

Ngroheni sobën në 180 gradë Celsius. Prisni pjesën e sipërme të kungullit dhe përdorni një lugë për të hequr pjesën e farave (të cilat mund t’i thani dhe t’i konsumoni më vonë). Vendoseni kungullin në një tavë dhe me 2 lugë gjelle vaj ulliri, fërkojeni mirë brenda dhe jashtë dhe kriposeni. Lëreni në furrë për 45 minuta së bashku me “kapakun” në anë.

2

Gatuani orizin kaf sipas udhëzimeve dhe më pas shtrojeni në një tavë që të ftohet. Pisni hollë finokun dhe mollën dhe spërkatini me gjysmën e lëngut të limonit që të mos nxihen.

3

Vendosni mbi sobë një tigan dhe hidhni 2 lugë vaj ulliri. Skuqni farat e specit dhe të finokut dhe kur të fillojnë të kërcasin, shtoni gjysmën e hudhrës dhe finokun. Gatuajini për 5 minuta derisa të zbuten dhe shtoni mollën, arrat amerikane dhe lëkurën e limonit. Hiqeni përzierjen nga zjarri dhe shtojani orizit, së bashku me majdanoz dhe pak kripë sipas shijes.

4

Vendoseni përzierjen brenda kungullit dhe rikthejeni në furrë për 10-minuta. Pjesën e mbetur të lëngut të limonit dhe të hudhrës, përziejeni me tahini dhe shtoni pak ujë derisa të formohet një masë në formë salce. Shërbejeni kungullin në qendër të tavolinës dhe zbukurojeni me shegë dhe salcën e përgatitur.

Lini një koment