Kush tha që kripa përdoret vetëm në kuzhinë? Ja si mund ta përdorim si produkt kozmetik

Industria kozmetike ka zhvilluar qindra trajtime që pastrojnë lëkurën dhe në të njëjtën kohë eliminojnë pikat e zeza. Megjithatë, shumë prej nesh nuk kanë mundësinë për t’i marrë këto produkte ose ka persona që janë të ndjeshëm ndaj përbërësve të caktuar që përmbajnë ato.

Për fat të mirë, ka një gamë të gjerë përbërësish natyror që ofrojnë efekte të ngjashme me produktet kozmetike pa një kosto të lartë.

Një nga këto përbërës është edhe kripa, një produkt me veti pastruese dhe antibakteriale të cilat ndihmojnë për të arritur pastërti dhe lëkurë të përsosur.

Cilat janë përfitimet e kripës kundër puçrrave dhe pikave të zeza?

Kripa është një përbërës i njohur në të gjithë botën për përdorimin e saj në fushën e gastronomisë. Megjithatë, përveçse i jep një shije të mirë pjatave të ndryshme, kripa gjithashtu ka veti që mund të shfrytëzohen nga pikëpamja estetike. Vepron si pastrues ideal për heqjen e qelizave të vdekura dhe të të gjitha grimcave të dëmshme që përmban lëkura.

Aplikimi i këtij produkti me masazhe të lehta përmirëson qarkullimin e gjakut dhe oksigjenimin e qelizave për t’i riparuar ato. Kripa është gjithashtu një tonik i fuqishëm, në gjendje të mbyllë poret dhe të reduktojë prodhimin e tepërt të sebiumit. Kripa është e dobishme në trajtimin e butë të puçrrave në fytyrë, sepse, përveçse pastron lëkurën, zvogëlon praninë e baktereve që shkaktojnë ato.

Me çfarë ta kombinojmë?

1.Kripë me qumësht
Kombinimi i kripës me qumësht rezulton një krem pastrues dhe tonik i shkëlqyer. Përdorimi i vazhdueshëm eliminon pikat e zeza dhe rregullon pH natyrale të lëkurës.

2.Kripë me kos natyral

“Peeling” në lëkurë me bazë kripën dhe kosin natyral është një mundësi e shkëlqyer për ringjalljen e lëkurës dhe për të hequr qelizat e vdekura. Veprimi pastrues i kripës i bashkuar me kosin laktik ndihmon për të reduktuar praninë e pikave të zeza për një lëkurë të pastër dhe të freskët. Përdorimi i rregullt i këtij mjeti është përdorur si një trajtim kundër njollave të errëta dhe shenjave të tjera që rrezikojnë bukurinë e lëkurës.

 

Lini një koment