Gjoks pule me shparguj dhe mjaltë

Ingredientët

  • 4 fileto gjoks pule
  • 1 lugë gjelle vaj
  • Kripë
  • Piper
  • 2 lugë të thata përzierje borzilok, rigon dhe majdanoz
  • 1 lugë çaji hudhër pluhur
  • 1/2 lugë çaji piper i kuq
  • 8 feta djathë provolone
  • 1 kg shparguj
  • 2/3 filxhan djathë parmixhano
  • 2 lugë gjelle gjalpë
  • 1 lugë gjelle mjaltë
  • 1/2 limon, të ndarë në feta

Udhëzimet

1

Ngroheni furrën në 375 gradë.

2

Përdorni një thikë të mprehtë për të ndarë në feta çdo fileto pule horizontalisht për të formuar një xhep.

3

Fërkoni pulën me vaj në të dyja anët, pastaj shtoni kripë, piper, pluhur hudhre, paprikë, dhe erëzat dhe përdorni gishtat për të marinuar mishin e pulës.

4

Hapni xhepin dhe vendosni dy feta djathi provolone, pastaj 3-4 copa shparguj dhe së fundi shtoni me 1 / 4 djathë parmixhano dhe mbylleni xhepin me kunj.

5

Shkrini gjalpin në një tigan të madh në nxehtësi mesatare.

6

Sapo të shkrihet gjalpi, shtoni mjaltin.

7

Menjëherë shtoni mishin dhe gatuajeni për rreth 2 minuta sa të marrë ngjyrë kafe, pastaj gatuajeni 2 minuta dhe në anën tjetër.

8

Shtoni disa feta limoni mbi mishin.

9

Piqni në furrë të nxehtë për 15-25 minuta derisa djathi është shkrirë dhe shpargujt janë zbutur.

Lini një koment