Pa akne dhe plot shkëlqim! Fytyra do të na falenderojë nëse shmangim këto ushqime

Problemet me aknet janë një nga shqetësimet kryesore të çdo vajze. Përpjekje për fytyrë të pastër dhe plot shkëlqim janë të pafundme, me trajtime me kremra e produkte të ndryshme, por duket se kaq nuk njafton.

Ajo që hamë është po kaq e rëndësishme dhe disa ushqime duhen reduktuar nga dieta e përditshme ushqimore për një fytyrë të pastër dhe pa probleme.

1.Bulmeti 

Bulmeti është iniciator i problemeve të lëkurës, sidomos puçrrave. Çdo lloj bulmeti që vjen nga lopa dëmton lëkurën sepse është plot me hormone lope, që mund të “përkthehen” në puçra te njeriu.

2.Buka e bardhë

Përmban karbohidrate të procesuara dhe duhet të eliminohet së bashku me drithërat me sheqer, makaronat, orizin e bardhë dhe pijet me sheqer. Këto ushqime rrisin insulinën dhe shkencëtarët thonë se sa më shumë insulinë, aq më shumë puçra.

3.Lëngjet e frutave

Nëse lëngu i frutave është i ëmbël, do të thotë se ka sheqer. Shumë lëngje frutash përmbajnë rreth 50 gramë sheqer dhe kanë mungesë fibrash natyrale që gjenden te fruti i plotë.

4.Pijet me gaz

Kanë shumë sheqer dhe kimikate artificial dhe këto sjellin inflamacion në trup. Lëkura është organi më i madh i njeriut dhe është një pasqyrë e asaj që po ndodh në organizëm. Pijet e gazuara rrisin nivelin e insulinës.

5.Konservat e peshkut

Nuk përmbajnë vlerat ushqyese që gjenden te peshku i freskët dhe për më tepër kanë nivele të larta mërkuri.

6.Kafja

Kafeina është diuretike dhe bën që trupi të humbasë ujë. Rrjedhimisht, lëkura dehidratohet duke humbur shkëlqimin e saj.

 

Lini një koment