Supë pule me makarona dhe perime

Ingredientët

  • Pjesa e kurrizit të pulës
  • 4 karrota të prera në kube
  • 4 patate të prera në kube
  • Xhinxher
  • Majdanoz
  • Borzilok
  • 1 lugë vaj ulliri
  • Kripë
  • Piper
  • Hudhër
  • piper djeges i kuq
  • 4-6 gota ujë
  • Makarona supe
  • 1 gjethe dafine
  • Kërpudha

Udhëzimet

1

Në një tenxhere hidhni 4 gota uji, vajin dhe fusni kurrizin e pulës së bashku me kripë, piper,gjethe dafine dhe piper djeges të kuq.

2

Lereni të zjejë avash për 30 minuta dhe më pas hiqni copat e pulës dhe lerini të ftohen në një pjatë.

3

Tek tenxherja hidhni dy gota të tjera uji dhe shtoni patate, karrota, xhinxher, hudhër, majdanoz, borzilok dhe lereni të zjejë për 10 minuta teksa hiqni edhe çdo copë mishi nga copat e pulës.

4

Pasi hidhni pulën në tenxhere kontrollojeni për kripë dhe më pas shtoni makaronat të zjejnë për 10 minuta të tjera.

5

Hiqeni tenxheren nga zjarri dhe lereni me kapak sipër për 15-30 minuta.

6

Sherbejeni të ngrohtë!

Lini një koment