Tortë me arra dhe karrota

Koha e përgatitjes: 10 Koha e gatimit: 50 min

Ingredientët

  • 2 filxhanë miell
  • 3 vezë
  • 1 ¼ filxhan vaj
  • 2 filxhanë sheqer
  • 1 lugë gjelle ekstrakt vanilje
  • 1 lugë gjelle sodë bikarbonë
  • 1 lugë gjelle pluhur pjekje
  • 1 lugë kanellë
  • 3 filxhanë karrota të grira në rende
  • 1 filxhan arra
  • Për kremin:
  • ½ filxhan gjalpë të zbutur
  • 250 gr krem djathi
  • 4 filxhanë sheqer pluhur
  • 1 filxhan arra të thërmuara
  • 1 lugë e vogël ekstrakt vanilje

Udhëzimet

1

Në një enë të madhe rrihni vezët, vajin, sheqerin dhe ekstraktin e vaniljes.

2

Shtoni miellin, pluhurin për pjekje, sodën bikarbone dhe kanellën.

3

Në fund shtoni edhe karrotën e arrat.

4

Masën e brumit të fituar zbrazeni në tepsinë e lyer me yndyrë dhe të spërkatur me pak miell.

5

Piqeni në furrën e parangrohur në 180 gradë për 40 ose 50 minuta.

6

Ndërkohë përgatiteni kremin duke rrahur sheqerin, gjalpin, kremin e djathit dhe ekstraktin e vaniljes.

7

Rrihini mirë të gjitha derisa të fitoni një masë kremoze.

8

Në fund shtoni edhe arrat.

9

Kremin e përgatitur hidheni sipër tortës së ftohur.

10

Dhe më pas sherbejeni.

Lini një koment