Këngëtarja shumë e dashur për publikun shqiptar, Vesa Luma, u tregua tepër e mirë kur e kontaktuam për ta pyetur për ushqimin e saj të preferuar, që do t’i bashkohet rubrikës tonë #PjataVIP.
Pasi na përgëzoi për idenë e bukur, ajo na tregoi ushqimet e saj të preferuara, ndërsa ne sot vendosëm t’ju tregojmë recetën e Rizotos me kërpudha dhe tartuf.
Le t’ia nisim:
Pastroni kërpudhat dhe copëtojini. Copëtoni gjithashtu edhe tartufin.
Mbivendosni qepën në 25 gr gjalpë. Shtoni kërpudhat dhe lëreni për 2 minuta.
Shtoni orizin, kripën dhe përziejini për 2 minuta. Hidhni lëngun e tartufit përzieni derisa orizi të thithë lëngun. Kryeni këtë operacion derisa orizi të gatuhet.
Jashtë zjarrit shtoni djathin, tartufin dhe gjalpin e mbetur dhe përziejeni. Shtoni majdanoz të copëtuar dhe shërbejeni.
Ps: Vesa Luma ju sugjeron që këtë pjatë ta shoqëroni me verë të kuqe Cabernet Sauvignon! Mos harroni ta falënderoni pasi ta gatuani vetë recetën dhe na dërgoni me foto në inbox pjatat tuaja!
Me fillimin e shkollës rikthehet edhe një nga dilemat e përditshme të prindërve: çfarë t’u vendosim fëmijëve në çantë për të ngrënë? Ideja nuk është të përgatisim çdo mëngjes një menu perfekte apo ushqime që kërkojnë shumë kohë. Lunch...
Vera ka atë zakonin e bukur të na largojë pak nga kuzhina. Mes pushimeve, plazhit, darkave jashtë dhe vapës që na bën të mendohemi dy herë para se të ndezim furrën, gatimi në shtëpi kalon disi në plan të...
Kjo rizoto kërkon pak durim gjatë gatimit, por rezultati ia vlen. Del kremoze, plot shije dhe shumë e bukur në servirje, falë kombinimit të domateve, burratës dhe borzilokut të freskët. Proshuta krokante është opsionale, ndaj mund ta përgatisni fare...
Komento