Të jesh e zonja në kuzhinë nuk është e thjeshtë dhe të gjitha amvisat e kuptojnë mirë çfarë dua të them. Veçse të gatuash çdo ditë dhe të shqetësohesh se gjella, tava apo cilido gatim të dalë përfekt e të kënaqë shijën e të gjithë familjes, duhet të shqetësohesh edhe të pastrosh ajrin që krijohet nga gatimi në kuzhinë.
Pavarësisht se e kam mbajtur aspiratorin hapur gjatë gjithë procesit të gatimit dhe kam hapur dyer e dritare, aroma e rëndë e ushqimeve nuk ka ikur ende.
Sot po ju jap një këshillë për të rifreskuar ajrin në kuzhinë:
1.Në një enë kombinoni 2 gota ujë të distiluar, 1 lugë çaji sode buke, 7 pika vaj esencial livando dhe 3 pika vaj esencial limoni.
2.Këtë përzierje lereni në kuzhinë dhe për disa minuta aroma e pakëndshme e gatimit do të zhduket si me magji.
Lini një koment