Nëse doni flokë të shëndetshëm dhe të gjatë këto janë 7 ushqimet që i duhen dietës tuaj
Flokët e gjata, të forta dhe me shkëlqim janë pothuajse ëndrra e të githa femrave, por jo të gjitha kanë mundësi t’i kenë natyralisht.
Natyrisht, është e rëndësishme të mbani kokën tuaj të shëndetshme, por është gjithashtu e rëndësishme që t’i kushtoni vëmendje dietës suaj. Ju mund të keni flokë të thatë, të butë, ose të mëndafshtë dhe të gjitha këto janë shenja të shëndetit tuaj.
Çdo fije floku është e përbërë nga qelizat që përmbajnë një proteinë të fortë të quajtur keratin dhe ata duhet të ushqehen vazhdimisht me minerale dhe vitamina për t’i bërë flokët tuaj të gjatë dhe të fortë.
Ne kemi listuar disa ushqime për rritjen e flokëve, të cilat ju duhet patjetër t’i shtoni në dietën tuaj të përditshme.
1.Vezët
Vezët përmbajnë proteina dhe flokët kanë nevojë për proteina, prandaj është e rëndësishme të siguroheni që keni mjaft proteina në dietën tuaj. Proteina është blloku i ndërtimit të flokëve dhe vezët janë një nga burimet më të pasura natyrore të proteinave.
2.Spinaqi
Hekuri është një mineral esencial që kërkojnë qelizat e flokëve. Në fakt, mungesa e hekurit në trup mund të shkaktojë humbje të flokëve. Kur trupi humbet hekur, oksigjeni dhe lëndët ushqyese nuk transportohen në rrënjët e flokëve dhe kështu pengohet rritja e tyre.
3.Agrumet
Frutat agrume ju duhen për të marrë dozën e vitaminës C
Trupi juaj kërkon Vitamina C për thithjen e hekurit ndaj ju duhet të shtoni fruta agrume në dietën tuaj. Nutricionistët rekomandojnë që një limon në ditë është i mjaftueshëm për të marrë dozën tuaj të përditshme të Vitaminës C.
Vitamina C është e nevojshme edhe për prodhimin e kolagjenit që prodhojnë kapilarë që lidhen me boshtet e flokëve, duke siguruar furnizim të rregullt të ushqyesve dhe rritjen e shpejtë të flokëve.
4.Arrat dhe farat
Arrat dhe farat pëmbajnë acidet yndyrore Omega-3. Acidet yndyrore Omega-3 ushqejnë flokët dhe arrijnë të trashin qimet.
5.Drithërat
Drithërat janë të pasura biotin, hekur, zink dhe vitamina B. Biotina është e nevojshme për përhapjen e qelizave dhe luan një rol të rëndësishëm në prodhimin e aminoacideve të cilat kërkohen për rritjen e flokëve.
6.Karrotat
Pini lëng karrote çdo ditë për rritjen e shpejtë të flokëve. Karrotat janë të pasura me vitaminë A dhe indet e flokëve kërkojnë këtë vitaminë që çdo qelizë të rritet.Ajo gjithashtu ndihmon kokën të prodhojë vajin natyral sebum që e mban atë dhe rrënjët e shëndetshme dhe siguron rritjen e flokëve.
7.Avokadot
Avokado është plot me vitamina E, e cila përmirëson qarkullimin e gjakut dhe ndihmon folikulat të punojnë në mënyrë më efikase për të nxitur rritjen e flokëve. Ajo gjithashtu mban nivelin e bilancit të vajit dhe PH që nëse tejkalon mund të bllokojë folikulat e flokëve dhe të ndalojë rritjen e tyre.
Kurë natyrale për pastrimin e enëve të gjakut me limon, hudhër dhe ujë. Kjo përgatitje ka për qëllim të ndihmojë në përmirësimin e qarkullimit të gjakut dhe shëndetit të përgjithshëm kardiovaskular. Përgatitja: 1. Kombinoni 4 limona (me gjithë lëkurë,...
A ndiheni shpesh të lodhur gjatë ditës? Për t’u ndier energjikë dhe produktivë, nuk keni nevojë për kafe ose pije energjike. Duke bërë disa ndryshime të vogla në rutinën tuaj të përditshme, mund të rrisni energjinë natyralisht dhe të...
Duke jetuar në një botë plot me ushqime të shpejta dhe tundime të përditshme, ndonjëherë të ushqyerit shëndetshëm mund të duket e vështirë. Megjithatë, me disa ndryshime të vogla në rutinën tuaj, mund të përmirësoni ushqyerjen pa sakrifikuar shijen...
Lini një koment