Erjeta ka vendosur të na shkruajë këtë javë në rubrikën tonë të përjavshme “Receta ime” dhe na ka treguar recetën që gjithë familja e saj mezi presin ta gatuajë. Supë pule me arra dhe hudhër është një specialitet e Erjetës dhe ne sipas saj mund ta shoqëroni me çdo lloj sallate.
Mëposhtë keni hapat e përgatitjes së recetës:
Përbërësit:
-1 pulë (e prerë në copa)
-lëng pule (i pulës që do ziejmë)
-40 gr gjalpë
-80 gr arra
-2 thelpinj hudhër
-2 lugë gjelle uthull
-2 lugë gjelle miell
-Kripë
-Piper i kuq
Përgatitja”
1.Lajeni pulën dhe priteni në copa. Vëreni të ziejë me kripë dhe piper dhe ruani lëngun për supën.
2.Në një tenxhere të thellë skuqni miellin me gjalpë derisa të marrë ngjyrë dhe me pas shuajeni me lëngun e pulës duke e përzierë që të mos krijohen kokrriza.
3.Në një tas përzieni arrat me 2 thelpinj hudhër dhe shtojani supës.
4.Lëreni lëngun të ziejë për 3-4 minuta derisa të trashet.
5.Ndërkohë futini në furrë sa të marrin ngjyrë copat e pulës.
6.Pasi supa të ketë zierë, në një tigan skuqni për 1 minutë 1 lugë gjalpë me pak piper të kuq.
7.Kur të jetë tretur shtojani këtë përgatitje supës.
8.Shërbejeni supën të ngrohtë të shoqëruar me një copë pulë dhe me uthull.
Filetot e peshkut i marinojmë me vaj ulliri, hudhër, lëng limoni, trumzë dhe rigon për 20 minuta. Në një tavë për pjekje, vendosim domatet e prera në feta dhe i spërkasim me kripë e vaj ulliri. Shtojmë peshkun sipër...
Ziejmë tagliatelle-t në ujë të kripur derisa të jenë al dente. Ndërkohë, në një tigan të madh, ngrohim vajin e ullirit dhe gjalpin. Shtojmë hudhrën dhe kërpudhat, duke i skuqur derisa kërpudhat të zbuten dhe të marrin një ngjyrë...
Në një tigan të thellë, skuqim qepën në vaj ulliri dhe gjalpë derisa të zbutet. Shtojmë orizin dhe e përziejmë për disa minuta. Hedhim lëngun e perimeve gradualisht, duke shtuar nga një garuzhde dhe duke përzier vazhdimisht derisa orizi...
Lini një koment