Pure patatesh me gorgonzola dhe pana

Koha e përgatitjes: 10 min Koha e gatimit: 10 min

Ingredientët

  • 4 patate mesatare
  • 2 thelpinj hudhër
  • Gjalpë
  • Vaj ulliri
  • Kripë
  • Piper
  • Spec djegës
  • 1 gotë pana
  • Djathë gorgonzola

Udhëzimet

1

Zieni patatet deri sa të zbuten.

2

Pastrojini nga lëkura dhe shtypini mirë në një tas. Hidhni të gjithë përbërësit e tjerë dhe përziejini mirë në mënyrë që të përftoni një masë kremi të trashë.

3

Rregulloni shijen me erëza, sipas dëshirës.

4

Në një enë të vogël, vendosni pak djathë gorgonzola me fare pak pana dhe shtojani puresë sipër.

Lini një koment