Mish viçi me salcë domatesh dhe selino

Koha e përgatitjes: 10 min Koha e gatimit: 140 min

Ingredientët

  • 2 shkopinj selino të prera në copa të mëdha
  • 1 qepë e grirë hollë
  • 2 karrota të prera në copa të mëdha
  • 5 gjethe dafine
  • 3 degë trumzë ose rozmarinë)
  • 3 lugë gjelle vaj ulliri
  • 2 lugë gjelle miell
  • 2 lugë gjelle salcë domatesh
  • 800 gr mish viçi
  • Kripë

Udhëzimet

1

Nxehim vajin e ullirit në një tenxhere.

2

Hedhim në tenxhere qepët, karotat dhe selino.

3

I skuqim në zjarr të mesëm deri sa të fillojë të marrë ngjyrë qepa.

4

Shtojmë miellin dhe përziejmë për rreth 1 minutë.

5

Hedhim 2 gota ujë dhe salcën e domates.

6

I japim valë duke përzierë vazhdimisht.

7

Shtojmë mishin, gjethet e dafinës dhe kripë deri sa të mbulohet mishi.

8

E gatuajmë të mbuluar në zjarr të ulët për rreth 2 orë ose deri sa të zbutet mirë mishi.

9

Nëse në këtë pikë salca s’është zbutur akoma, e lëmë të vlojë të zbuluar në zjarr të fortë deri sa te arrijmë trashësinë e dëshiruar të salcës.

10

Rregullojmë shijen me kripë dhe e shërbejmë.

Lini një koment