Për të lëpirë gishtat: Gjoks pule me salcë limoni dhe rozmarinë
2 gjokse pule pa lëkurë
Kripë dhe piper i zi
1 lugë gjelle vaj kanola
1 filxhan lëng pule
1 1/2 lugë çaji xhelatinë pluhur
1 qepë jeshile, e grirë
1 lugë gjelle gjethe të freskëta rozmarine të grirë
1 copë lëkurë limoni të qëruar plus 1 1/2 lugë gjelle lëng të freskët nga 1 limon
2 lugë gjalpë të pakripur
2 lugë çaji salcë soje
1. Ngrohni furrën në 220 ° C.
2.Marinoni gjoksin e pulës me kripë dhe piper.
3.Hidhni pak vaj në një tigan dhe shtoni gjokset e pulës të gatuhen deri sa të marrin ngjyrë kafe të artë, rreth 6 minuta.
4.Pas kësaj transferojeni tiganin në furrë.
5.Ndërsa gjokset e pulës piqen, në një enë shtoni lëngun e pulës dhe spërkateni me xhelatinë sipër.
6.Gatuajeni mishin rreth 7 – 12 minuta. Hiqeni tiganin nga furra dhe transferojeni pulën në një dërrasë prerëse. Lërini mënjanë për të pushuar ndërsa bëni gati salcën.
7.Lëreni 1 lugë gjelle yndyrë nga gatimi i mishit në tigan dhe vëndoseni sërish tiganin në zjarr.
8.Shtoni qepën dhe rozmarinë dhe gatuajeni, duke e përzier, derisa të zbutet rreth 30 sekonda.
9.Shtoni lëngun e pulës dhe përzierjen e xhelatinës dhe lëkurën e limonit dhe gatuajeni duke gërryer copat e skuqura nga fundi i tiganit me një lugë druri.
10.Vazhdoni gatimin në nxehtësi të lartë derisa salca të zvogëlohet me rreth dy të tretat, 5 – 8 minuta.
11.Shtoni më tej gjalpin, salcën e sojes dhe lëng limoni dhe gatuajeni rreth 30 sekonda. Hiqeni nga nxehtësia dhe lëreni mënjanë.
12.Prisni gjokset e pulës në tre pjesë dhe transferojeni në pjata individuale për servirje.
13.Hidhuni sipër salcën dhe shtojini me kripë dhe piper për shije.
•Pastroni gjethet e rrushit dhe vendosi në ujë të vluar derisa të ndryshojnë ngjyrë. •Shpërlajini me ujë të ftohtë dhe lërini të kullojnë, qe t’i keni gati për të mbështjellë japrakët. •Në fillim kaurdisni me vaj ulliri qepët dhe...
Në një blender, bashkoni lulelakrën, vezët, vajin e ullirit dhe kripën. Skuqni petullat në një tigan të nxehtë të lyer me gjalpë të shkrirë. Shërbejeni me salcë kosi👩🏼🍳 View this post on Instagram A post shared...
Miellin e misrit e skuqim me gjalpë derisa të marrë ngjyrë kafe të çelur, më pas e shuajmë me lëng mishi dhe e përziejmë që të mos krijohen kokrriza. E lemë të ziejë për 10-15 minuta duke përgatitur një...
Lini një koment