Flokë të shëndetshëm dhe të gjata? Sekreti qëndron tek këto ushqime

Flokët e gjata janë një qëllim në vetvete për shumë femra. Përveçse shampove spciale, maskave dhe prerjeve të ndryshme gjatë hënës së re, ndryshimi në regjimin ushqimor, do t’ju ndihmojë që flokët tuaj të rriten edhe më shpejt.

Konsumoni më shumë këto produkte që ne po ju sugjerojmë dhe flokët tuaj do të rriten më shpejt sesa e mendoni.

1.Salmoni

Përmban shumë Omega-3, çka ndihmon për rritjen e shëndetshme të flokut dhe rigjenerimin e pjesës së dëmtuar.

2.Fileto pule

Mishi i pulës përmban shumë proteina, të cilat janë shumë të domosdoshme për prodhimin e keratinës.

3.Vezë

Vezët përmbajnë shumë proteina dhe biotinë, të cilat janë edhe elementët kryesorë që ndihmojnë për rritjen e flokëve.

4.Bajame

Bajamet kanë një përmbajtje të lartë të vitaminës E, e cila është përgjegjëse për rritjen dhe fuqizimin e rrënjës së flokut.

5.Thjerrëza

Thjerrëzat përmbajnë një sasi të madhe të hekurit dhe ky përbërës ndikon direkt në rritjen e flokëve.

 

 

Lini një koment