Mish qengji i zier me djathë dhe vezë

Koha e përgatitjes: 10 min Koha e gatimit: 50 min

Ingredientët

  • 800 gr mish qengji
  • 4 kokrra vezë
  • 80 gr djathë Pecorino
  • 200 ml verë e bardhë
  • 1 thelpi hudhër
  • 1 degë rozmarinë
  • Gjysmë kokërr lëng limoni
  • 3 lugë gjelle vaj ulliri
  • Kripë
  • Piper

Udhëzimet

1

Pastroni mishin nga dhjami dhe priteni në kubikë rreth 3 centimër.

2

Hidhni në tigan vaj ulliri, hudhrën e prerë përgjysmë dhe gjysmën e degës së rozmarinës dhe skuqeni me hudhrën.

3

Shtoni copat e mishit.

4

Kavardiseni mishin në zjarr të fortë dhe kur të jetë skuqur nga të gjitha anët, shtoni verën e bardhë, pak kripë dhe lëreni në zjarr të ulët, mbuluar me kapak, për rreth gjysmë ore.

5

Kur mishi të jetë zbutur hiqni degën e rozmarinës.

6

Në një tas rrihni mirë vezët dhe shtoni djathin e grirë dhe lëngun e një gjysmë limoni.

7

Hidheni masën në tiganin ku po gatuhet mishi, i zier tashmë.

8

Përziejeni mirë në mënyrë që vezët dhe djathi të shpërndahen nëpër të gjithë sasinë e mishit dhe lëreni në zjarr deri kur veza të jetë zier.

9

Servireni të nxehtë.

Lini një koment