Në rubrikën tonë të përjavshme “Receta ime” njëra prej ndjekseve të Neps.al, Dajana, na ka shkruajtur duke treguar recetën e saj speciale. Një supë me bazë mishin dhe orizin, një nga gatimet e preferuar të shqiptarëve, megjithatë Dajana ke preferuar të shtojë edhe disa përbërës të tjerë duke i shtuar edhe një shije më fantastike supës me mish, oriz dhe perime.
Mëposhtë po ju tregojmë hapat e përgatitjes:
Përbërësit:
1/2 filxhan me proshutë
1 kuti me mish të grirë
1 karafil hudhër
1 qepë e kuqe
1/2 filxhan karrota
Kripë
Piper i zi
1 spec i verdhë
1/4 filxhan verë e bardhë
3 filxhanë supë pule
1 filxhan oriz i gatuar
1 filxhan majdanoz
Përgatitja:
1.Në një tenxhere të madhe ku keni vendosur vajin të nxehet hidhni proshutën dhe lereni të skuqet.
2.Pasi të jetë gatuar transferojeni proshutë në një pjatë.
3.Mbi vajin e proshtës hidhni mishin e grirë dhe rrisni nxehtësinë e furrës.
4.Lereni të gatuhet për rreth 3 minuta.
5.Shtoni hudhër, qepë të kuqe, karrota, kripë dhe piper të zi.
6.Pasi të gatuhen për 1 minutë shtoni specin e verdhë dhe verën e bardhë.
7.Lerini të ziejnë për 5 minuta dhe pastaj shtoni orizin e gatuar më herët dhe majdanozin.
8.Hidheni në pjata dhe shërbejeni me proshutën e skuqur më parë.
Ashurja është një nga ëmbëlsirat më të dashura të traditës, me origjinë orientale, por e përhapur prej vitesh edhe në familjet shqiptare. Sot mund ta gjeni lehtësisht në ëmbëltore, por shija më autentike dhe kënaqësia e vërtetë vjen kur...
Askush nuk e imagjinonte që një kompani gomash do të krijonte pa dashje hierarkinë më të frikshme të botës së gastronomisë. Po, po, Michelin, ajo e gomave që i shohim në çdo servis, është po ajo që sot i...
Ngrohni furrën në 175°C dhe lyeni një tavë pjekjeje (rreth 28×43 cm) me pak vaj. Përzieni mbushjen. Në një tas të madh bashkoni mishin e grirë, vezën, bukën, qepën, domaten, hudhrën, salcën e specit, mustardën, kripën dhe piperin. Përziejini...
Lini një koment