Ëmbëlsirë me arra amerikane dhe sheqer kaf

Koha e përgatitjes: 40 min Koha e gatimit: 40 min

Ingredientët

  • Miell
  • 1 petë e gatshme pastiçerie, ëmbëlsirash
  • 1 filxhan sheqer kaf
  • Një filxhan shurup panje
  • 3 vezë
  • 3 lugë çaji gjalpë
  • 1 lugë çaji uiski burbon
  • 1/4 lugë çaji kripë
  • 1 bardhë veze
  • 2 filxhanë me arra amerikane

Udhëzimet

1

Ngroheni furrën në 160 gradë gradë.

2

Lyeni një tavë me miell në sipërfaqe dhe shtroni petën për ëmbëlsirë.

3

Shtypni brumin nga poshtë dhe ngjiteni mirë mbi tavë.

4

Pjesën e mbetur jashtë tavës vendoseni në tavolinën e punës dhe përdoreni më vonë për dekorim.

5

Futeni brumin e tepruar në frigorifer deri sa të përdoret.

6

Petën e tavës futeni në furrë dhe piqeni për 12 - 14 minuta.

7

Ndërkohë, në një tas të madh përzieni sheqerin, shurupin, vezët, gjalpin, uiskin dhe kripën dhe përzijini mirë.

8

Nxirreni nga furra petën dhe lyejeni me të bardhëne vezës.

9

Përhapni arrat amerikane në mënyrë të barabartë mbi petë dhe sipër derdhni përzierjen e përgatitur.

10

Piqeni për 35 minuta ose derisa mbushja të bëhet ngjyrë kafe e artë.

11

Më pas nxirreni nga furra dhe lereni të ftohet deri pak minuta para se të sherbehet.

Lini një koment