Lajmet e fundit pohojnë se një konsum i lartë kripe mund të dyfishojë rrezikun e infarktit të zemrës. Sidoqoftë, ky raportim bazohet në të dhëna të pabotuara shkencërisht.
Studimi shkencor
Studimi, i cili u prezantua në Kongresin e Shoqatës Evropiane të Kardiologjisë në vitin 2017, shqyrtoi marrëdhëniet midis konsumit të kripës dhe rrezikut të zhvillimit të infarktit në 4,630 burra dhe gra të zgjedhura rastësisht, të moshës 25-64 vjeç.
Pjesëmarrësit plotësuan një pyetësor mbi sjelljet shëndetësore dhe disa të dhëna u morën në fillim të studimit, të tilla si pesha, gjatësia, presioni i gjakut, mostrat e gjakut dhe një analizë 24-orëshe e urinës. Pjesëmarrësit u ndanë në pesë grupe, bazuar në konsumin e kripës, të llogaritur nga nivelet e natriumit në mostrat e urines.
Pjesëmarrësit u ndoqën gjatë një periudhe 12-vjeçare për të përcaktuar incidencën e infarktit të zemrës.
Me kalimin e kohës, 121 pjesëmarrës pësuan një infarkt. Rezultatet tregojnë se me rritjen e konsumit të kripës, u rrit edhe rreziku i infarktit.
Megjithatë kjo nuk është një përgjigje përfundimtare pasi njerëzit mund të kenë ndryshuar stilin e jetës dhe zakonet dietike me kalimin e kohës, ata mund të kishin zvogëluar ose rritur nivelin e konsumit të kripës gjatë kohës së studimit.
Të dhënat flasin dhe për faktorë të tjerë që ndikojnë në kalimin e një infarkti siç janë aktiviteti fizik, mënyra e jetesës, statusi socio-ekonomik dhe faktorët e tjerë dietikë.
Stresi është një pjesë e pandashme e jetës së përditshme, por kur nuk menaxhohet siç duhet, mund të ndikojë negativisht në shëndetin tuaj fizik dhe mendor. Në këtë artikull, do të zbuloni disa mënyra praktike për të menaxhuar stresin...
Fryrja e stomakut është një problem i zakonshëm që prek shumë njerëz dhe shpesh lidhet me zakone të përditshme ushqimi apo mënyrën e jetesës. Nëse dëshironi të ndiheni më rehat dhe të përmirësoni tretjen tuaj, këto këshilla mund t’ju...
Gjumi cilësor është thelbësor për shëndetin fizik dhe mendor, por shumë prej nesh vuajnë nga mungesa e tij. Në këtë artikull, do të gjeni disa këshilla të thjeshta që mund t’i zbatoni për të përmirësuar gjumin tuaj dhe për...
Komento