Speca të mbushur me mish pule dhe qiqra

Koha e përgatitjes: 5 Koha e gatimit: 60 min

Ingredientët

  • 4 speca jeshilë
  • 200 gr fileto pule
  • 1 qepë
  • 150 gr qiqra (të ziera)
  • 400 gr oriz
  • 1 karrotë
  • 1 tufë majdanoz
  • 1 spec i kuq
  • Vaj ulliri
  • 1 lugë gjelle gjalpë
  • Kripë
  • Piper
  • 800 ml ujë
  • 100 gr salcë domatesh

Udhëzimet

1

Skuqni specat për mbushje për pak minuta dhe hiqini mënjanë.

2

Në një tigan të thellë gatuani mishin e pulës dhe pasi të marrë ngjyrë shtoni qepën e grirë hollë, specin e kuq dhe karrotën e prerë në kubikë.

3

Pas pak minutash shtoni qiqrat e qëruara, orizin e majdanozin dhe përzieni mirë të gjithë përbërësit.

4

Përgatitni tavën në të cilën vendosni specat, filloni ti mbushni me perimet dhe orizin e gatuar.

5

Pjesën e mbetur të përgatitjes shtojeni në tavë, hidhni ujë të nxehtë dhe kripë.

6

Vendoseni të piqet për 40 minuta në 180 gradë duke e kontrolluar herë pas herë orizin që të mos thahet.

Lini një koment