Tortë me çokollatë dhe banane

Koha e përgatitjes: 8 orë Koha e gatimit: 40 min

Ingredientët

  • Gjalpë i pakripur
  • 10 biskota oreo
  • Drithëra me kakao
  • 2 lugë çaji miell misri
  • Sheqer
  • Qumësht
  • 3 vezë
  • 6 copa çokollatë me gjalpë
  • 2 lugë çaji vanilje
  • 1/2 lugë çajikripë
  • 2 banane të pjekura
  • Krem

Udhëzimet

1

Në një enë hidhni gjalpin dhe vendoseni në nxehtësi që të shkrijë.

2

Ndërkohë hidhni në blendër biskotat dhe drithërat deri sa të bëhen thërrime.

3

Përzierjen hidheni në një enë duke e shtypur fort dhe futeni në ngrirje për 30 minuta.

4

Në një tigan hidhni së bashku miell misri dhe 1/2 filxhan sheqer.

5

Shtoni qumështin dhe të verdhën e vezëve.

6

Gatuajini mbi nxehtësi të mesme dhe përzijini vazhdimisht deri sa masa e përgatitur të bëhet njësh dhe të trashet.

7

Hiqeni nga nxehtësia dhe brenda hidhni copat e çokollatës, vaniljen dhe kripën.

8

Sipër përpërjes së përgatitur vendosni fetat e bananes.

9

Kremin rriheni me një lugë sheqer në një shpejtësi mesatare me një mikser elektrik dhe vendoseni sipër ëmbëlsirës.

10

Sipër mund të shtoni edhe drithërat e çokollatës.

11

Pasi ta mbuloni me kapak enën me mbushjen futeni në frigoriger të ftohet për 8 orë.

Lini një koment