Brumë ëmbëlsirash të gatshme me gjalpë, 2 x 320 gr
100 gr sheqer krem
Maskarpone 750 gr
600 ml krem ëmbëlsirash
2 lugë ekstrakt vanilje
200 gr mjedër
6 nektarina ose pjeshkë
4 fruta pasioni
200 gr manaferra
1 mango e madhe
Nenexhik
Nxehni furrën në 200C. Mbulojeni një tepsi me letër pergamene dhe hidhni sipër pak brumë dhe sheqer dhe mbulojeni me letër pergamene. Sipër vendosni një tjetër tepsi dhe bëni të njëjtën gjë sërish. Futeni të piqet për 30 minuta, pastaj kontrolloni nëse është pjekur. Pasi të kenë dalë nga furra, prisni skajet me një thikë të madhe dhe të mprehtë dhe lëreni të ftohet. Përzjeni butësisht mascarpone, krem, vanilje dhe sheqerin dhe pastaj transferojeni gjysmën në një qese tubesh të disponueshme të pajisur me një grykë të rrumbullakët 1.5 cm. Njërën nga tartat lyejeni me kremin e krijuar dhe sipër hidhni copat e frutave sipas dëshirës. Sipër saj vendosni pjesën tjetër të tartës dhe bëni sërish të njëjtën gjë. Frutat sipër mund t’i pudrosni pak me sheqer pluhur dhe dhe gjethe nenexhiku. Shërbejeni brenda 1 ore ose futeni në frigorifer.
•Përveç gjalpit përbërësit e tjerë i bashkojmë në një tas dhe pastaj i hedhim në një tepsi ku lyejmë pastaj petët një e nga një. •Shtroni petë, hidhni gjalpin dhe mos i shtypni me presion petët. •Pjekja të bëhet...
•Pastroni gjethet e rrushit dhe vendosi në ujë të vluar derisa të ndryshojnë ngjyrë. •Shpërlajini me ujë të ftohtë dhe lërini të kullojnë, qe t’i keni gati për të mbështjellë japrakët. •Në fillim kaurdisni me vaj ulliri qepët dhe...
Në një blender, bashkoni lulelakrën, vezët, vajin e ullirit dhe kripën. Skuqni petullat në një tigan të nxehtë të lyer me gjalpë të shkrirë. Shërbejeni me salcë kosi👩🏼🍳 View this post on Instagram A post shared...
Komento