Pasta me limon dhe caperi

Koha e përgatitjes: 10 min Koha e gatimit: 20 min

Ingredientët

  • 1 pako makarona të shkurtra
  • 1 lugë gjelle vaj ulliri
  • 1 filxhan me thërrime buke
  • Lëng limoni
  • 2 lugë majdanoz
  • 2 lugë djathë parmixhano
  • Kripë
  • Piper i zi
  • 3 lugë gjalpë të pakripur
  • 4 karafil hudhre
  • 1/4 filxhan caper

Udhëzimet

1

Si fillim vendosni një tenxhere të madhe me ujë të kripur në zjarr.

2

Shtoni makaronat dhe gatuajini 8-10 minuta, ose sipas udhëzimeve të paketës.

3

Ndërkohë ngrohni thërrimet e bukës.

4

Pas kësaj vini në zjarr një tigan mbi nxehtësi mesatare.

5

Shtoni thërrimet e bukës dhe limonin dhe lereni derisa thërrimet të marrin ngjyrë kafe të artë.

6

Transferojini në një tas të vogël, shtoni majdanoz, djathin parmixhano, kripë e piper dhe përzijini mirë.

7

Shkrini gjalpin në të njëjtin tigan mbi nxehtësinë mesatare.

8

Shtoni hudhrën dhe skuqeni për rreth 1 minutë.

9

Hiqeni nga nxehtësia dhe shtoni kaper dhe lëng limoni.

10

Pasi të jenë zier hiqini makaronat nga zjarri dhe kullojini.

11

Kthjeni tiganin në zjarr dhe shtoni makaronat e kulluara.

12

Përzijini me salcën e përgatitur dhe lereni në zjarr rreth 4 minuta duke i pëzier.

13

Pasi të jenë gati shërbejini me thërrimet e bukës.

Lini një koment