Edhe pse në pamje të parë duket e vështirë, përmes disa trukeve është e mundur që ne të hamë më pak. Rrjedhimisht marim më pak kalori dhe nuk rrezikojmë të marim kile.
Sigurisht kjo nuk do të thotë që të harrojmë ushqimet e mira që na japin lëndët e nevojshme ushqyese për trupin dhe mendjen tonë. Ato duhen konsumuar sa më shumë, por gjithmonë sasia kërkon vetëkontroll. Edhe kur ha brokoli! Çdo gjë që kalon sasinë bëhet e dëmshme.
Ja 6 truke që ju ndihmojnë të hani më pak:
- Lani dhëmbët pas çdo të ngrëni
- Pini një gotë me ujë para vaktit tuaj
- Përdorni pjata më të vogla
- Hani volume të mëdha ushqimesh, që kanë pak kalori
- Mos hani më shumë sesa racioni që ju është dhënë
Shijoje ushqimin, por hani më pak. Uria është një shenjë e rëndësishme që nuk duhet injoruar. Truket e përmendura më sipër janë vetëm një mënyrë për të reduktuar këtë ndjesi.
Lini një koment