Fiks si në restorant: Kjo është receta e supës së brokolit të shërbyer në bukë

1 brokoli
1 patate
1 lugë gjelle vaj ulliri
1/2 gotë pana
1 gjethe majdanoz
Kripë, Piper

1.Në fillim pastroni brokolin dhe pataten. I prisni ato në copa të vogla.

2.Vendosini për të zierë për rreth 15 minuta, më pas i kaloni në blender derisa të marin formën e një pureje.

3.Masën e krijuar e kaloni në një tigan, në zjarr mesatar.

4.Sipër i shtoni një lugë gjelle vaj ulliri, kripë, piper dhe i trazoni mirë. Pas 5 minutash i shtoni panën.

5.Merrni një bukë të rrumbullakët hiqni pjesën e sipërme dhe pjesën e tulit brenda.

6.Shtoni një garuzhde nga supa me brokoli që përgatitëm.

7.Sipër i vendosni një gjethe majdanoz dhe e keni gati ta servirni.

Lini një koment