1.Në çdo fetë mishi pule (nëse nuk janë të holla i shtypim me rrahësen e mishit) vendosim një fetë mish viçi dhe 1 ose 2 feta djathë.
2.E rrotullojmë mishin si role, e mbyllim me një kruajtëse dhëmbësh e spërkatim me pak kripë dhe e lëmë mënjanë derisa të bëjmë role dhe fetat e tjera.
3.Vëmë në zjarr një tigan me pak vaj ulliri dhe gjalpë (ose vetëm vaj ulliri), thelbin e hudhrës dhe i skuqim roletë për pak minuta nga të gjitha anët.
4.I spërkasim me erëza sipas dëshirës, një degë rozmarinë dhe pasi mishi të jetë skuqur mirë nga të gjitha anët, hedhim verën.
5.I vëmë kapakun tiganit dhe i lëmë në zjarr për 20 minuta afërsisht.
6.Gjatë kësaj kohe, i kontrollojmë që nëse vera ka shteruar, të shtojmë verë tjetër ose ujë.
7.I shërbejmë të ngrohta.
Filetot e peshkut i marinojmë me vaj ulliri, hudhër, lëng limoni, trumzë dhe rigon për 20 minuta. Në një tavë për pjekje, vendosim domatet e prera në feta dhe i spërkasim me kripë e vaj ulliri. Shtojmë peshkun sipër...
Ziejmë tagliatelle-t në ujë të kripur derisa të jenë al dente. Ndërkohë, në një tigan të madh, ngrohim vajin e ullirit dhe gjalpin. Shtojmë hudhrën dhe kërpudhat, duke i skuqur derisa kërpudhat të zbuten dhe të marrin një ngjyrë...
Në një tigan të thellë, skuqim qepën në vaj ulliri dhe gjalpë derisa të zbutet. Shtojmë orizin dhe e përziejmë për disa minuta. Hedhim lëngun e perimeve gradualisht, duke shtuar nga një garuzhde dhe duke përzier vazhdimisht derisa orizi...
Lini një koment