Pure bizele dhe nenexhik për bebe mbi 6 muajsh

Ingredientët

  • 2 gota bizele
  • 1 kungull i njomë
  • 4 gjethe nenexhiku

Udhëzimet

1

Në një tigan të mesëm me ujë vendosni të ziejnë bizelet dhe kungulli deri sa te zbuten.

2

Pasi janë zier hidhini në një blendër dhe shtoni gjethet e nenexhikut të copëtuara.

3

Përzijini fort sa të bëhen pure.

4

Shërbejani bebit tuaj!

Lini një koment