Supë brokoli e shërbyer në bukë

Koha e përgatitjes: 10 min Koha e gatimit: 20 min

Ingredientët

  • 1 brokoli
  • 1 patate
  • 1 lugë gjelle vaj ulliri
  • 1/2 gotë pana
  • 1 gjethe majdanoz
  • Kripë
  • Piper

Udhëzimet

1

Në fillim pastroni brokolin dhe pataten.

2

I prisni ato në copa të vogla.

3

Vendosini për të zierë për rreth 15 minuta, më pas i kaloni në blender derisa të marin formën e një pureje.

4

Masën e krijuar e kaloni në një tigan, në zjarr mesatar.

5

Sipër i shtoni një lugë gjelle vaj ulliri, kripë, piper dhe i trazoni mirë. Pas 5 minutash i shtoni panën.

6

Merrni një bukë të rrumbullakët hiqni pjesën e sipërme dhe pjesën e tulit brenda.

7

Shtoni një garuzhde nga supa me brokoli që përgatitëm.

8

Sipër i vendosni një gjethe majdanoz.

9

Dhe e keni gati ta servirni.

Lini një koment