Pulë në tavë me domate dhe ullinj. Do e pëlqeni shumë këtë recetë!

600 gr mish pule
Pak vaj ulliri
2 thelpinj hudhër
1 spec pikant
250 gr domate qershi
1 filxhan çaji ujë të nxehtë
1 filxhan çaji ullinj të zi
1 lugë gjelle koper
1/2 gotë verë të kuqe
2 gjethe dafinë
Kripë dhe piper të zi

1.Në një tigan ngrohim vajin dhe e aromatizojmë atë me 2 thelpinj hudhër dhe 1 spec pikant të prerë në unaza.

2.I kaurdisim për 1 minutë. Vendosim copat e bukës ( mund dhe t’i pudrosim me pak miell ) dhe i kaurdisim ato sa të zverdhen nga të gjitha anët.

3.Shtojmë domatet, ullinjtë, koper, verë, ujë të nxehtë e lëmë të ziejë për 25-30 minuta.

4.Në fund i shërbejmë me bukë te thekur.

5.Shijojeni!

Lini një koment