Në tryezën e Marina Vjollcës: Si të gatuash pjatën e preferuar të moderatores
Nuk është aspak e çuditshme që edhe personazhet e famshëm ashtu si të gjithë ne të jenë të fiksuar pas ushqimit tradicional, madje ta kenë ushqimin e preferuar.
Kështu edhe moderatorja shqiptare Marina Vjollca ka treguar se kur vjen puna tek ‘Flija’ ajo nuk e mendon dy herë për ta ngrënë. Pavarësisht se “Flija” është një ushqim tradicional i gatuar me përbërës kalorikë të tepërt si gjalpë apo ajkë, moderatorja i harron linjat për “Flinë”.
Mëposhtë keni recetën se si ta gatuani edhe ju ushqimin tradicional, të preferuarin e Marinës “Fli”:
Koha e përgatitjes: 20 min–Koha e gatimit: 1 orë
Ingredientët
200 gr gjalpë
1 kg miell gruri
kripë
4 gota ujë
2 filxhan çaji ajkë
3 lugë vaj
Udhëzimet
1
Marrim miellin dhe e përziejmë me ujin dhe kripën deri sa të tretet dhe të fitojë trashësinë e qumështit.
2
Kosin dhe ajkën e përgatisim në një enë të veçantë.
3
Në një tepsi fillojmë hedhim qullin me miell dhe krijojmë një shtresë të hollë.
4
Më pas hedhim ajkën po ashtu duke formuar një shtresë të hollë.
5
E përsërisim disa herë deri sa të mbarojnë të dyja përzierjet.
6
Pasi të jetë mbushur tepsia e marrim dhe e pjekim në saç.
Filetot e peshkut i marinojmë me vaj ulliri, hudhër, lëng limoni, trumzë dhe rigon për 20 minuta. Në një tavë për pjekje, vendosim domatet e prera në feta dhe i spërkasim me kripë e vaj ulliri. Shtojmë peshkun sipër...
Ziejmë tagliatelle-t në ujë të kripur derisa të jenë al dente. Ndërkohë, në një tigan të madh, ngrohim vajin e ullirit dhe gjalpin. Shtojmë hudhrën dhe kërpudhat, duke i skuqur derisa kërpudhat të zbuten dhe të marrin një ngjyrë...
Në një tigan të thellë, skuqim qepën në vaj ulliri dhe gjalpë derisa të zbutet. Shtojmë orizin dhe e përziejmë për disa minuta. Hedhim lëngun e perimeve gradualisht, duke shtuar nga një garuzhde dhe duke përzier vazhdimisht derisa orizi...
Lini një koment