1.Zieni panxharët për 45 minuta në një tenxhere të vogël.
2.Në një tenxhere të veçantë zieni patatet dhe karotat për 25 minuta.
3.Hiqini të gjithë përbërësit nga uji i zierë dhe lërini të ftohen.
4.Një mënyrë tjetër për të gatuar përbërësit është duke i pjekur në furrë.
5.Pritini panxharët, karotat dhe patatet dhe piqini në 200 gradë për 30- 45 minuta.
6.Karrotat dhe patatet gatuhen më shpejt, kontrolloni duke përdorur një pirun për të konfirmuar që ato janë gatuar plotësisht.
7.Pastroni panxharët, patatet dhe karotat. Secilën e grijmë veç e veç në rende.
8.Merrni një enë të thellë dhe filloni shtroni perimet duke filluar me patatet,pastaj karrotat, majonezën dhe panxharin.
9.Sërish vendosni një shtresë majoneze dhe sallata është gati te futet në frigorifer për të paktën 6 orë para se ta sherbeni.
10.Para se ta sherbeni mund ta hidhni sallatën në një enë tjetër.
Ngrohni furrën në 175°C dhe lyeni një tavë pjekjeje (rreth 28×43 cm) me pak vaj. Përzieni mbushjen. Në një tas të madh bashkoni mishin e grirë, vezën, bukën, qepën, domaten, hudhrën, salcën e specit, mustardën, kripën dhe piperin. Përziejini...
Ky topth djathi në formë kungulli është një antipastë argëtuese që mund ta përgatisni për Halloween. Mund të përdorni çdo lloj djathi që preferoni. Përgatit përbërësit. Vendosi të gjithë në tavolinë që t’i kesh gati. Përziej djathërat. Në një...
Këto mini torta me sy qershie janë ëmbëlsira perfekte për t’i dhënë një prekje të frikshme festës suaj të Halloween-it. Të përgatitura me brumë për byrek të gatshëm dhe me mbushje qershie, janë shumë të lehta për t’u bërë,...
Lini një koment