Kungull i verdhë në tavë me mocarella dhe djathë parmixhano

800 gram kungull i verdhë
220 gram djathë mocarella
4 lugë gjelle parmixhano i grirë
Vaj ulliri kripë dhe piper të zi
Borzilok

1.Pastrojmë kungullin nga lëkura dhe e presim atë në feta të holla. Në një tas vendosim 200 gram pure domatesh, kripë dhe 2 lugë gjelle vaj ulliri.

2.Në një tepsi 28 me 20 cm fillimisht hedhim pak vaj ulliri dhe lyejmë tavën me furçë. Mbi të shpërndajmë 2 lugë gjelle salcë.

3.Vendosim fetat e kungullit njëra pas tjetrës duke e mbuluar të gjithë sipërfaqen e tavës me fetat e kungullit.

4.Spërkasim kungullin me kripë dhe piper të zi. Shpërnadajmë përsëri salcë domatesh mbi kungull. Shpërndajmë djathë mocarella mbi salcë, disa gjethe borzilok, dhe e pudrosim me pak parmixhano të grirë.

5.Mbulojmë djathërat me shtresën e dytë me feta kungulli dhe vazhdojmë si më parë.

6.Në fund vendosni djathin mocarella dhe parmixhano.

7.Spërkatim dhe me pak vaj dhe e vendosim tavën në furrë në temperaturë 180 gradë Celsius për 35 minuta. Ju bëftë mirë!

Lini një koment