Do e shijoni pa masë! Kjo është receta e tavës me fileto pule, kërpudha dhe pure patatesh
500 gram patate
500 gram fileto pule
300 gram kërpudha (champignon)
1 lugë gjelle miell
1 qepë
Kripë dhe piper të zi
150 gr djath pice
Piper djegës i copëtuar
400 ml qumësht
Vaj ulliri
1.Lajmë patatet dhe i vendosim për të zierë të plota për 25-30 minuta. Presim fileton e pulës në kubikë mesatar dhe me pak vaj i skuqim për 10-15 minuta.
2.I largojmë nga tigani. Në po atë tigan kaurdisim kërpudhat dhe më pas qepën të grirë hollë për 10-15 minuta.
3.Shtojmë tek qepa dhe kërpudhat, 8 lugë gjelle miell, kripë dhe piper të zi. E përziejmë miellin për 1 minutë dhe shtojmë në tigan kubikët e filetos së pulës.
4.I trazojmë dhe i shuajmë me qumësht e lëmë të marrë valë dhe e largojmë nga zjarri.
5.Në një tavë qeramike shtojmë si bazë të gjithë çka gatuam në tigan e nivelojmë dhe e mbulojmë komplet sipërfaqen me djathë pice të grirë trashë.
6.Mbi djathë grijmë në rende nga ana më e trashë patatet e ziera dhe përsëri mbulojmë komplet sipërfaqen e tavës.
7.Mbi djathë e spërkasim me pak kripë dhe spec pikant në copëza. Vendosim tavën në furrë në temperaturë 180 gradë C për 30 minuta.
8.Pasi e nxjerrim nga furra e lëmë të bjerë temperatura dhe e servirim si pastiço të shoqëruar me sallatë.
1. Në një tas të madh përziej thjerrëzat e ziera me domatet, qepën, majdanozin dhe djathin e bardhë. 2. Në një enë tjetër përziej vajin e ullirit me lëngun e limonit, kripën dhe piperin. 3. Hidhe salcën mbi sallatë...
1. Në një tas të madh, vendos kubet e shalqirit. 2. Shtoni sipër djathin e thërrmuar dhe gjethet e mentes. 3. Spërkatni me vaj ulliri dhe lëng lime. 4. Shtoni një majë kripë dhe pak piper të zi nëse...
Shtyp bananen në një tas me pirun. Shto tërshërën, gjalpin e kikirikut dhe përbërësit e tjerë. Përziej mirë derisa të formohet një masë e trashë. Me duar të pastra formo toptha të vegjël. Vendosi në frigorifer për 30 minuta...
Lini një koment