Midhje të mbushura me djathë parmixhano dhe hudhra

Ingredientët

  • 2 kg midhje të pastruara nga jashtë dhe leshterikun e hequr
  • 1 tufë majdanoz i grirë
  • 2 thelpinj hudhra të shtypura mirë
  • 6 lugë gjelle djathë parmixhano i grirë
  • 6 feta buke
  • 6 lugë gjelle vaj ulliri
  • 1 lugë çaji piper i zi
  • ½ kokërr limon (lëngu dhe lëkurat)
  • 2 kupa nga lëngu i zierjes së midhjeve

Udhëzimet

1

Ngrohim furrën në temperaturë maksimale ose mundësisht në opsionin grill.

2

Veshim një tavë të madhe të sheshtë me letër kuzhine dhe e lëmë mënjanë.

3

Hedhim midhjet në një tenxhere të madhe dhe i vëmë në zjarr që të hapen.

4

Kullojmë lëngun në një napë që të mbeten aty gjithë papastërtitë dhe e hedhim lëngun në një tas të madh.

5

Sistemojmë të gjithë midhjet në tavë duke u hequr guackën boshe.

6

Fusim bukën, majdanozin, piperin, hudhrat në një mikser dhe i grijmë imët.

7

Në një tas të madh hedhim bukën e aromatizuar, 3 lugë djath parmixhano të grirë, lëkurat e limonit, 2 kupa nga lëngu i midhjeve dhe shtojmë pak lëng limoni për shije.

8

Mbushim midhjet një e nga një dhe në fund i spërkasim me djathin e mbetur dhe vaj ulliri.

9

I pjekim në furrën e parangrohur për 15 min ose sa të marrin ngjyrë.

10

Shijojini me një gotë verë të bardhë.

Lini një koment