Fritatë e shpejtë me spinaq, domate dhe proshutë të tymosur

Fritatë e shpejtë me spinaq, domate dhe proshutë të tymosur

Persona: 6
Koha e përgatitjes: 15 minuta Koha e gatimit: 40 minuta

Ingredientët

  • 8 shirita bacon
  • ½ tufë spinaq i larë mirë
  • 8 vezë të mëdha
  • ½ qepë e kuqe e prerë imët
  • ¼ lugë çaji me hudhër
  • 1 filxhan me domate qershizë
  • 1 filxhan me djathë çedar
  • Kripë, piper

Udhëzimet

1

Parangrohni furrën në 200 gradë. Skuqni në një tigan që nuk ngjit baconin e prerë në copa të vogla.

2

Më pas skuqni edhe spinaqin e copëtuar me dorë.

3

Në një tas thyeni vezët. Shtoni kripë, piper, spinaqin që skuqët, baconin dhe domatet e ndara përgjysmë.

4

Shtoni qepën e prerë imët, hudhrën dhe i përzieni mirë.

5

E kaloni masën në një tavë e fusni në furrë për 30-35 minuta. Sipër i shtoni djathin e grirë imët.

6

E prisni në forma drejtkëndëshe dhe e shërbeni të ngrohtë.

Lini një koment